"Boot" Ndezja e kompiuterit ose e startup.
"Download" Veprimi i transferimit dhe kopjimit te file-ve me natyre te ndryshme nga nje kompiuter tjeter ne PC personal. (Shkarkim)
"Chat" Bashkebisedim ne kohe reale midis shume personave nepermjet kompiuterit
"IP-Adresse" Numer binar me 32 bit (4 byte) qe identifikon ne menyre univoke nje kalkulator host (shih) i lidhur me Internet dhe me kalkulatore te tjere, me qellimin te arrije komunikimin nepermjet transferimit te paketave. Nja adrese IP paraqitet ne kete forme: 212.141.53.165
"Cracker" Person qe kalon permasat e sigurimit te nje sistemi informatik dhe arrin hyrjen e pa autorizuar. Pergjithesisht me qellimin e vetem te hyje ne sistem.
"Desktop" Zona e ekranit ne te cilen shfaqen te gjitha dritaret e aplikimeve. Kuptimi fjale per fjale (tryeze).
"Domain" Eshte pjesa e fundit e nje adrese Interneti, si (.com), (.it), (.fr), (.de) etj. Ne gjeografine e rrjetit, domaini kufizon dhe identifikon nje pjese te rrjetit. Identifikuesi i nje host-i ripermbledh hierarki te ndryshme domainesh dhe nendomainesh.
"E-mail" Electronic mail ose poste elektronike. Metode komunikimi e bazuar mbi kompiutera te lidhur ne rrjet, ne te cilin nje a me shume perdorues dergojne/marrin mesazhe elektronike duke perdorur nje program drejtimi te postes elektronike.
"FAQ" Akronim i Frequently Asked Question, pyetje te kerkuara shpesh.
"Host" Kompiuter, i lidhur ne rrejt me kompiutera te tjere, qe zoteron informacione ose sherbime.
"HTML" Akronim i Hyper Text Markup Language. Gjuhe "e kodifikuar" per formatimin e faqeve web dhe distribuimin e informacioneve relative. Gjuha html kundrashenon tekstin dhe grafiken ne nje dokument, ne menyre qe te udhezoje si browserat duhet te vizualizojne elementet e mesiperm qe tu pergjigjen veprimeve te perdoruesit. Kuptimi fjale per fjale: (Gjuhe markimi hiperteksti)
"Java" Gjuhe programimi e zhvilluar nga Sun Microsystems dhe perdoret per realizimin e aplikimeve te shperndara ne rrjet.
"MP3" Shkurtim i Mpeg1 Layer 3, format qe lejon kompresimin e file-ave zanore duke mbajtur nje cilesi te krahasueshme me ate te nje CD audio.
"Off line" Pershkruam kushtin se kur nuk je i lidhur ne Internet (ose me pergjithesisht me nje sistem telematik).
"On line" Ajo qe eshte lidhur me nje sistem telematik. Thuhet edhe per perdoruesit kur perdorin nje kompiuter i cili vet eshte i lidhur.
"Portal" Web site qe ofron nje game te gjere sherbimesh: informacion, zbavitje, kerkim ne Internet, blerje on-line, e-mail dhe hapsira web personale
"Server" Kompiuteri qe permban informacionin e nevojshem per perdoruesit e quajtur klient. Komunikimi arrihet me kerkesen e nje sherbimi nga ana e klientit dhe realizimin si vijim te detyres nga ana e serverit.
"Upload" Te kopjosh dhe/ose te dergosh nje file nga kompiuteri yt ne nje sistem remot.